Kosovë

Njohësi i politikës së jashtme: Kosovarët do të mund të lëvizin pa viza nga fillimi i vitit të ardhshëm

Njohësi i politikës së jashtme, Shqiprim Pula, thotë se nga fundi i vitit do duhej të përfundonin të gjitha proceset sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pula theksoi se mundet që nga fillimi i vitit të ardhshëm, kosovarët të lëvizin drejt zonës Schengen, teksa tregoi edhe procedurat nëpër të cilat kalohet, raporton tëvë1.

“Nuk duhet harruar që është me domosdoshmëri trajtimi i raportit të Komisionit Evropian tek një trup që quhet COREPER, që përbëhet nga amasadorët e përhershëm të shteteve anëtare. Më pas shkon te një komision punues, tek Paralamenti Evropian, më pas Parlamenti përmes një seance duhet ta votojë një raport të tillë, i rikthehet përsëri Këshillit të Ministrave dhe përfundimisht konsiderohet si një proces i mbyllur. E që pastaj teknikisht do të vazhdojë tek shtetet anëtare”.

“Por nëse merret në konsideratë tempoja e punës çfarë ata e bëjnë, mund të jetë fillimi i vitit të ardhshëm kalendarik që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin drejt zonës Schengen”, tha ai.