Njofton Komuna e Prishtinës: Situata pas reshjeve nën kontroll, ekipet emergjente janë në terren duke sajuar dëmet

Komuna e Prishtinës njofton se pas reshjeve të mëdha që kanë përfshirë të gjithë rajonin, Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike (mbrojtjes e shpëtimit dhe ato të mirëmbajtjes së rrugëve) kanë dalë në terren në mbështetje të qytetarëve duke punuar në parandalimin e dëmeve eventuale, duke hapur ujëmbledhësit dhe pastruar rrugët.

“Në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë si pasojë e mospërballimit të reshjeve të mëdha nga gypat e kanalizimit. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje”, njofton më tej Komuna e Prishtinës.

Komuna thotë se tani për tani situata është nën kontroll, dhe nuk ka vend për panik.