Njofton KEDS, këto tri komuna të Kosovës janë pa energji elektrike

Si pasojë e një prishje që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në nivelin 35kV të Nënstacioni 110/35/10 kV “Ferizaj 4”, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Zonat e prekura nga ky defekt janë Ferizaj, Shtërpca dhe Kaçaniku.

KEDS thotë se ekipet e saj janë mobilizuar menjëherë për lokalizimin dhe identifikimin e prishjes dhe tashmë janë duke punuar për ta sanuar atë në kohën sa më të shpejtë të mundshme.

“Konsumatorët e afektuar nga kjo prishje do të mbahen të informuar në vazhdimësi deri në rregullimin e defektit”, thuhet në njoftimin e KEDS.