Njoftimi i Ambasadës së SHBA’së në Kosovë: USAID hap vende të lira pune për këtë pozitë

USAID Kosovo ka hapur aplikacionet për një vend të lirë të punës si Këshilltar Ligjor. Aplikacionet do të jenë të hapura deri më 5 maj, 2020, në orën 17:00.

USAID Kosovo përmes një njoftimi bën thirrje që të gjithë të interesuarit të aplikojnë për vendin e punës si Këshilltar Ligjor.

Procedurën dhe plotësimin e aplikimit mund ta bëni duke klikuar KËTU.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se aplikacionet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përtes aplikacionit ERA deri më datë 5 maj 2020, dhe se ato me e-mail ose me fletë nuk pranohen.

Para aplikimit, ju lutemi lexoni me kujdes të gjithë njoftimin për vendet e lira dhe sigurohuni që të plotësoni të gjitha kërkesat e pranueshmërisë dhe kualifikimit.

Gjithashtu, do t’ju duhen informacione dhe dokumente që lidhen me përvojën tuaj të punës, arsim, leje pune ose qëndrimi, dhe detaje kontakti të gatshme për t’u paraqitur në aplikacionin online.

Aplikantët inkurajohen të rishikojnë Cilësitë e Punonjësve të Jashtëm. Këto cilësi janë karakteristika thelbësore për të qenë një anëtar i suksesshëm i stafit të Misionit amerikan në Kosovë.