Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sonte ka marrë vendim të ndalohen të gjitha fluturimet në aeroportin “Adem Jashari”.
Ky vendim është marrë pasi në Kosovë sot janë shënuar rastet e para me koronavirus, /ballkani.info/
Një 20 vjeçare nga Klina dhe një 77 vjeçar nga Vitia, e para shtetase italiane, ndërsa i dyti që kishte udhëtuar nga Italia për në Kosovë më 5 mars, janë të infektuarit e parë.
“Nga data 16 mars 2020, në ora 24 bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të fluturimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake dhe medicinale, përjashtim bëjnë fluturimet në ardhje, por pa pasagjer (vetëm për të marrë udhëtar).”, thuhet në vendimin e qeverisë







