Pas kryerjes me sukses të pilot projektit të Vulave Apostile në zyrat postare të regjionit të Prizrenit (Prizren, Suharekë, Rahovec e Dragash) qytetarët mund të aplikojnë për Vulë Apostile dhe Legalizuese në të gjitha zyrat postare, pa pasur nevojë të shkojn tek zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Dokumentet e legalizuara, do të kthehen nga MPJD në kohë rekorde me shërbimin Super-Express që e ofron Posta e Kosovës.

Posta e Kosovës është e përkushtuar për të qenë sa më afër jush duke zgjeruar portfolion e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.

Orari dhe adresat e zyrave postare https://postakosoves.com/orari/