Njihuni me kuzhinierin 1-vjeçar që ka 1.3 milion ndjekës në Instagram

Një kuzhinier 1-vjeçar po bën ‘stuhi’ në mediat sociale, me më shumë se një milion ndjekës në Instagram.

“Chef Kobe” më pëlqen “të gatuajë, hajë dhe eksplorojë në kuzhinë”, shkruhet në profilin e tij në Instagram.

Videot tregojnë se ai po ndihmon në përgatitjen e recetave.

https://www.instagram.com/p/CAMDJvTBCPu/?utm_source=ig_embed

Nëna e tij, Ashley Wian, i tha CNN-it se videot filluan si një mënyrë për të ndarë ngazëllimin e djalit të saj në kuzhinë me miqtë dhe familjen.

“Gatimi është vetëm një nga shumë gjëra praktike që Kobe bën në shtëpi. Ai ka shumë qejf që e bën atë”, tha ajo.

Shfaqja e tij e gatimit ka kapur edhe disa momente interesante. Në një video, ai mund të dëgjohet duke thënë “Dada” për herë të parë.

Kobe e do aparatin fotografik dhe kuzhinën. Gjëja e tij e preferuar për të bërë? “Çdo gjë me djathë”, tha nëna e tij.