Njihuni me kandidatin “romantik” nga PDK-ja, ja në cilin videoklip dashurie mori pjesë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abduallahu, ka aderuar javëve të fundit në këtë parti, shkruan Ballkani.info.

Abdullahu ka qenë analist politik, ndërsa pas aderimit në PDK kishte treguar se kjo parti ka hapur dyert për ide të reja, për njerëz të ri dhe ndryshime të mëdha.

Ai është biri i ish të burgosurit politik Rexhep Abdullahu dhe kishte deklaruar se ADN-ja e tij politike dhe ADN-ja atdhetare e familjes së tij natyrshëm e lidhin me PDK-në.

Por, Abdullahu ka qenë i përfshirë edhe me art, ai ka marrë pjesë në videoklipin e Alban Skenderajt në vitin 2016, në këngën e titulluar “Unë e ti”.

Në videoklip Abdullahu shihet duke kërcyer me një zonjë, gjersa kënga ka tekst dashurie, transmeton Ballkani.info.

Videoklipin dhe këngën e gjeni më poshtë: