Të enjten, më 2 nëntor, duke nisur nga ora 11:00, Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës, si njëra nga njësitë më elitare, do të protestoja para Qeverisë së Kosovës.

Klan Kosova ka arritur që ta sigurojë një njoftim që po u shkon pjesëtarëve të kësaj njësie për të grumbulluar dhe shprehur pakënaqësinë e tyre me pagën dhe shtesat e rrezikshmërisë.

Aty ndër të tjera theksohet se kjo protestë do të jetë vetëm hapi i parë sindikal i tyre.