Njësia Speciale Anti-Terroriste e Republikës Serbe provokon Kosovën (VIDEO)

Përmes një marshi në Banjallukë (kryeqytet i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë), njësia Speciale Anti – Terroriste, ka provokuar Kosovën.

Para liderit serb, Milorad Dodik dhe kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic, u mbajt marshi me një himn nacionalist që titullohej si ‘Kënga e Heronjëve të Kosovës’. Aty nuk mungoi as Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Njësia Speciale Anti-Terroriste që dukej si një formacion paralimitar ushtarak, kishtë këtë porosi “Kurrë në Bashkimin Evropian”.

Ata kanë zgjedhur këtë himn të komponuar më 1989, në 600 vjetorin e ‘Betejës së Kosovës 1389’, kur ishte edhe koha e pikut të propagandës nacionaliste serbe, me ardhjen e Slobodan Milosevicit në Fushë Kosovë, dhe me fjalimin popullist, që e ngriti atë në krye të shtetit Jugosllav, që kontrollohej nga Serbia, e në të gjithë territorin e vet, e kryesisht në Bosnje dhe Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

Videon dhe një pjesë të këtij himni e gjeni më poshtë;‘Lamtumirë verë, vjeshtë dhe dimër, Po shkojmë që të mos kthehemi më, Në tri të shenjta dhe tri të përbëra, shkojmë në Kosovën e rrafshët ne do të shkojmë në vendin ku e kemi, Lamtumirë nënë, motër dhe nuse.

Lamtumirë djalit të parë të palindur, lamtumirë u tërndafile, lamtumirë rozmarine…