Njeriu vret jetën e egër

Shpërthimi i konsumit njerëzor ka shkaktuar një reduktim masiv të jetës së egër në botë. Në raportin e tij të fundit, Fondi Botëror për Natyrën argumenton zhdukjen e 60% të specieve vertebrore – gjitare, peshq, zogj dhe zvarranike –qe prej vitit 1970 deri ne 2014-tën.

“Toka po humbet biodiversitetin me një ritëm që nuk është parë përveçse gjatë zhdukjeve masive”, thuhet aty. Organizata ndërkombëtare me seli në Zvicër i drejton një apel politikë-bërësve që të vendosin objektiva të reja për zhvillim të qëndrueshëm.

Raporti “The living planet”, i publikuar çdo dy vjet kërkon të vlerësojë gjendjen e kafshëve të egra të globit. Botimi i këtij viti tregon se vetëm një e katërta e sipërfaqes së tokës në botë tani është e lirë nga ndikimi i aktivitetit njerëzor dhe do të tkurret në një të dhjetën pas 3 dekadash.

Ndryshimin po e nxit rritja galopante e prodhimit të ushqimit dhe ajo e kërkesës për energji, tokë dhe ujë, theksohet ne studim. Renien më dramatike të numrit të vertebroreve e ka Amerika e jugut dhe ajo qendrore, me 89% të kësaj popullsie të zhdukur krahasuar me vitet `70. Specie veçanërisht të rrezikuara konsiderohen ato ujore, në një kohë kur ndotja nga plastika është zbuluar deri edhe ne pjesët më të thella të oqeaneve të botës.