“Njeriu në rënie”, është njëri ndër imazhet më të dhimbshme dhe ndër të vetmet ku shihet gjerësisht se si një person po bie nga ndërtesa e Kullës Binjake dhe që po vdes.
Sulmet e 11 Shtatorit janë një seri sulmesh të koordinuara terroriste, të udhëhequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 Shtator 2001. Objekte të sulmit ishin ndërtesa të rëndësishme në SHBA, si Kullat Binjake ku ishte vendosur Selia e Organizatës Botërore të Tregtisë në New York, ndërtesa e Pentagonit si dhe Shtëpia e Bardhë.
Terroristët arritën të shkatërrojnë Qendrën Botërore të Tregtisë në New York dhe të dëmtojnë rëndë Pentagonin në Washington, ku mijëra qytetarë u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në historinë e njerëzimit.
Ndërkaq imazhet dhe xhirimet më t njohura nga 11 shtatori i 2001, nuk janë vetëm avionët dhe kullat, por ka edhe shumë të tjera.
E tillë është edhe fotografia e titulluar, “Njeriu në rënie”, që shpalos saktësisht tmerrin dhe aktin kriminal mbi Kullat Binjake.
Fotografia, e marrë nga Richard Drew në momentet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, është ikja e veçantë e një njeriu nga ndërtesat e rrënuara, një simbol i individualitetit në sfondin e rrokaqiejve pa fytyrë.

Në një ditë tragjedie masive, “Njeriu në rënie” është një nga fotografitë e vetme ku shihet gjerësisht, dhe tregon se dikush po vdes. Fotoja u botua në gazeta rreth e përqark SHBA’ve në ditët pas sulmeve, por reagimi dhe lexuesit nga kjo foto i bëri njerëzit të ndihen në errësirë të përkohshme.
Mund të jetë një imazh i vështirë për tu përpunuar, njeriu që përkulet në mënyrë të përsosur përpara kullave dhe i drejtohet tokës si një shigjetë. Identiteti i “Njeriu në rënie” është ende i panjohur, por ai besohet të ketë qenë një punonjës në “Windows”.
Më poshtë keni një video ku edhe fotografi tregon momentin e kapjes së kësaj fotografie.






