Udhëheqësi i Lidhjes së Prishtinës, kandidati për kryetar, Fehmi Kupina e ka prezantuar Enver Gashin si kandidat për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Për Gashin, Kupina ka shkruar disa nga fjalët më të mira, megjithatë ai mbart mbi vete edhe më shumë kontribute për vendin në përgjithësi dhe Prishtinën në veçanti.

“Vlerat më të larta të shoqërisë i bartin ata që luftojnë për liri. I tillë është Enver Gashi, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Enveri vjen nga një familje patriotike që çdo herë ka qenë në shënjestër të regjimeve serbe. Shërbeu në Policinë e Kosovës për disa vite, më pas në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës e tani me biznes privat në sektorin e  patundshmërive”, ka shkruar Kupina.

Sipas tij, tash Enveri ka zgjedh një formë tjetër të kontributit në shoqëri duke kandiduar për Kuvend Komunal të Prishtinës si pjesë e Lidhjes së Prishtinës.

Për ata që nuk e njohin nga afër Enverin, ai është njeri i fjalës dhe veprave, prandaj do të ishte nder i madh për kryeqytetin që ai ta përfaqësonte në Kuvendin Komunal. /Ballkani.info/