I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, do të vizitojë nesër zyret e LDK’së.

Ambasadori Richard Grenell do të pritet në takim nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

Takimi parashihet të mbahet në ora 11:30.

Ndryshe Vjosa Osmani ka paralajmëruar se me Grenellin do të bisedohet edhe për bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës me VV’në.

Deri më tash nuk ka informacione nëse do ta takojë edhe liderin e VV-së, Albin Kurtin. /Ballkani.info/