Njeriu i Merkelit në Beograd takohet me Vuçiqin, flasin për finalen Kosovë-Serbi

Deputeti gjerman i koalicionit CDU-CSU që drejtohet nga kancelarja Angela Merkel, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka mbërritur sot në Beograd, ku ka takuar kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiq, me të cilin kanë diskutuar rreth finales së dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Vuçiq ka thënë se është i përkushtuar për normalizimin e raporteve me Prishtinën, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje kompromisi që do të jetë e pranueshme për të dy palët.

“Nëse arrihet një marrëveshje, ne presim që ajo të ketë mbështetjen e Gjermanisë, Bashkimit Evropian dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar” ka thënë Vuçiq, shkruan Danas.

Në anën tjetër Beyer ka thënë se interesi i Gjermanisë është që rajoni të jetë stabil dhe i qëndrueshëm ekonomikisht.

“Nuk ka të ardhme të Bashkimit Evropian pa integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor” citohet të ketë thënë Beyer.

Kjo vizitë e Beyer në Serbi vjen pak ditë pas kthimit të Aleksander Vucicit nga Ëashingtoni dhe takimit qe kishte pasur me Sekretarin Amerikan, Mike Pompeo, me të cilin kishte biseduar par dialogun Prishtinë-Beograd.

Beyer pritet që brenda dy ditësh ta vizitojë edhe Kosovën.

Ndërkohë kujtojmë se së fundi, Mike Pompeo, ka emëruar Matthew Palmer, si përfaqesues special për Ballkanin Perëndimor.

Nga ekspertët një gjë e tillë po shihet si përpjekje e ShBA’së për të rritur infulencën në rajon, ndërkohë thuhet se ka presione të mëdha që një marrëveshje finale Kosovë-Serbi të arrihet deri në verën e vitit 2020.

E për arritjen e kësaj marrëveshje, ekspertë amerikanë kanë ngritur dyshimet se mund të rikthehet në tavolinë ideja për shkëmbim të territoreve dhe korrigjimit të kufijve.

loading…