Njeriu i Merkelit: Jemi të përmbajtur sa i përket idesë së korrigjimit, por jo edhe kundër që ajo të diskutohet

Gjermania është e përmbajtur sa i përket inciativës për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.

Por, nëse kjo është pjesë e pakos për zgjidhje, për këtë duhet diskutuar, ka thënë sot në Beograd, kryesuesi i Këshillit për Punë Evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

Zyrtari gjerman, i afërt me kancelaren gjermane, Angela Merkel, iu ka thënë gazetarëve pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq se ka dëgjuar për këtë propozim.

Ai ka shtuar se për dallim prej Francës, SHBA-vë, por edhe Komisionit Evropian, Gjermania vazhdon të jetë e përmbajtur sa i përket korrigjimit, transmeton Ballkani.info.

“Nuk mund të flas në emër të qeverisë gjermane, sepse unë përfaqësojë Bundestagun, por mund të them se ekziston frika tek ne se një zgjidhje e tillë mund të ndikojë negativisht tek të tjerët në rajon”, ka thënë Krichbaum dhe ka shtoi:

“Një masë e tillë nuk është diçka që mund ta zgjidh të tërë problemin. Një iniciativë e tillë mund të jetë vetëm një pjesë e pakos”.

Ai ka shtuar se kjo është më shumë përgjegjësi e Komisionit Evropian.

Përmbajtjen e Gjermanisë e ka sqaruar me faktin se përveç tjerash, nëse shkëmbehën disa fshatra, banorët për shembull, “mund ta krijojnë përshtypjen se po jetojnë në një vend të gabuar”.

Ai po ashtu ka folur edhe për pasojat që mund të ketë për rajonin, duke e marrë shembull Maqedoninë, në të cilën, ka thënë ai, jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve. /Ballkani.info/

*Foto: Krichbaum dhe Merkel