Njëri në parking, tjetri në barnatore: Dy qytetarë nga Skenderaj gjejnë para, i dorëzojnë në polici

Qytetarët në Skenderaj kanë gjetur shuma të parave të cilat i kanë dorëzuar më pas në polici.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, Valdrin Fazliu e ka gjetur në një parking një kuletë me para dhe dokumente personale.

Policia e ka identifikuar pronarin dhe më pas kuleta i është kthyer atij.

Ndërkaq, sot gjatë shërbimit në një barnatore, një qytetarit i kanë rënë një sasi e parave, kurse pronari, Xhevat Abazi sapo i ka gjetur e ka lajmëruar policinë.

Policia është në proces të identifikimit të pronarit që më pas paratë t’i kthehen atij.

“Këto gjeste të qytetarëve janë shembuj të qytetarisë dhe humanizmit por njëkohësisht tregojnë besueshmërinë që policia ka te qytetarët. Policia në Skenderaj falënderon publikisht dy qytetarët për këtë gjest shembullor dhe për besimin e tyre ndaj policisë”, thuhet në komunikatën e policisë.