Njëri ndër asambleistët më të votuar në Prishtinë, i bashkohet Daut Haradinajt në garën për Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për Asamblist në Prishtinë, Fadil Gashin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se Fadil Gashi njihet për angazhimin e tij ndër vite dhe kontributin e tij për zonat rurale.

“Sot garës për Prishtinë po i hyn edhe njëri ndër aktivistët dhe asamblisti më i votuar, Fadil Gashi. Fadili njihet për angazhimin e tij ndër vite duke kontribuar direkt tek qytetarët e komunës e veçmas në zonat rurale. Fshati Mramor që i ka dhënë besim ndër vite, do e ketë rastin që ta ketë përsëri zërin e tyre në Asamblenë e Prishtinës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se gjithëpërfshirja e vlerave e garanton suksesin.

“Suksesi është i garantuar kur në ekip ke gjithëpërfshirje të vlerave nga te gjitha kategoritë. Na priftë e mbara Fadil”, ka përfunduar Daut Haradinaj.