Njëra nga dy femrat që vdiqën mbrëmë në aksident ishte e martuar, burri njofton për varrimin e saj

Teksa po ktheheshin nga darka e fundvitit, katër punëtorë të një banke me kapital turk në Kosovë janë vetaksidentuar në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Si pasojë e këtij vetaksidenti të rëndë kanë mbetur të vdekur dy gra ndërsa vozitësi i veturës dhe pasagjeri tjetër janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se vdekjen e viktimave, L.S (femër) 23 vjeç dhe K. H ( femër ) 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes.

Për vdekjen tragjike të Kaltrina Hotit ka njoftuar në Facebook bashkëshorti i saj, Art Navakazi, shkruan Ballkani.info.

“Të dashur miq dhe familjarë, Ju njoftojmë se pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë bashkëshortja ime Kaltrina. Varrimi mbahet nesër në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë”, ka shkrua ai. /Ballkani.info/