Mitrovicë

Një zyrtare e bankës në Mitrovicë raporton në polici se një klient deponoi para të falsifikuara

Një zyrtare e një banke në Mitrovicë, ka raportuar në polici se një nga klientët ka deponuar në bankë tri kartëmonedha nga 200 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Ngjarja ka ndodhur të premten në rrugën Shemsi Ahmeti, rreth orës 14:00, ndërsa policia tha kartëmonedhat janë sekuestruar nga hetuesia.

Rasti i cili u cilësua “Falsifikim i parasë”, është duke u hetuar, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

VIDEO BONUS: Adresimi i plotë, i përkthyer në shqip, i Albin Kurtit në mbledhjen mbrëmshme të KS së OKB-së