Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në njëvjetorin e rënies së kolonelit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zejnullah Prokshi.

Në këtë përvjetor morën pjesë bashkëluftëtarë, familjarë dhe shumë qytetarë, për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij.

Lladrovci mbajti një fjalim të shkurtër, duke thënë: “Sot përulemi me respekt para veprës heroike të Kolonelit Zejnullah Prokshi. Ai dha gjithçka për lirinë tonë, dhe ne kemi për obligim të mbajmë gjallë kujtimin për të dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.”

Në këtë ceremoni u bë edhe përurimi i pllakës përkujtimore, e cila është vendosur te varri i të ndjerit, si simbol i përhershëm i sakrificës dhe trimërisë së tij.

Të pranishëm aty u panë edhe Syleman Selimi, Sami Lushtaku, Nuredin Lushtaku, etj.