Gjakovë

Një vit e tre muaj burgim burrit që kanosi gruan me armë në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me një vit e tre muaj burg të pandehurin A.GJ. pasi ka kanosur bashkëshorten me armë.

Ai u dënua për veprën penale “Kanosja”.

I pandehuri A.Gj., akuzohet se “më datën 26 maj 2024, rreth orës 18:30 në fshatin O. H., Komuna Gjakovë, brenda marrëdhënies familjare, seriozisht e kanosë të dëmtuarën/bashkëshorten e tij Xh.Gj., me të cilën është i martuar dhe ka 3 fëmijë të përbashkët, në atë mënyrë që pas problemeve të vazhdueshme në mes të dëmtuarës me të pandehurin, ditën kritike, e dëmtuara kishte shkuar tek familja e prindërve të saj për qëndrim, me ç’rast i pandehuri shkon aty, ku me ta takuar të dëmtuarën i drejtohet me fjalët ‘hajde se duhet mu marr vesh’, e dëmtuara refuzon duke i thënë se nuk kam çka merrna vesh me ty, me pas i pandehuri e kanosë me fjalët ‘se kam me të vra’ dhe nga brezi nxjerr mjetin armën/shkrepës e duke e mbajtur në drejtimin e të dëmtuarës i drejtohet përsëri me fjalët kanosëse ‘kom me të myt ty dhe vëllain tuaj’, për çka tek e njëjta shkakton frikë dhe panik”.