Një video që simulon skizofreninë tregon se sa e tmerrshme mund të jetë sëmundja

Një video e një simulimi të skizofrenisë ka zbuluar se si mund të jetë jeta për ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

Është një sëmundje e rëndë mendore që mund të ndikojë në mënyrën se si një person mendon, ndihet dhe sillet.

Njerëzit me skizofreni mund të ndihen sikur kanë humbur kontaktin me realitetin, gjë që mund të jetë shqetësuese për ta, familjen dhe miqtë e tyre, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor.

Simptomat mund të përfshijnë halucinacione, deluzione dhe çrregullime të të menduarit dhe lëvizjes.

Sipas Rethink Mental Illness, skizofrenia prek afërsisht një në 100 njerëz.

Simulimi i postuar në kanalin Scissus Animus në YouTube fillimisht tregon një burrë duke ecur drejt një dyqani ushqimor. Dëgjohen zëra, gjë që tregon se personi ka halucinacione. Rezultati është paranojë.

Reklama

Videoja mblodhi 990 mijë shikime dhe shumë komentuan se është mjaft realiste. /Telegrafi/