Një veturë godet fëmijën 14-vjeçar në Prishtinë

Sot pasdite një veturë ka goditur një fëmijë 14-vjeçar në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë. 

Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës ka thënë për media se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:25.

Bajrami ka thënë se i aksidentuari është fëmijë i moshës 14-vjeçare, i lindur në vitib 2005.

I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor derisa organet e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kujdestar, rruga për momentin është e mbyllur për qarkullim të automjeteve deri sa të përfundon ekzaminimi i vendit të ngjarjes.