Një vend ballkanik është menjëherë pas SHBA-ve me buxhetin për ushtri, e ka sa tërë buxheti i Kosovës

Bullgaria është në vendin e dytë në NATO sa i përket buxhetit për mbrojtje në raport me bruto prodhimin vendor.

Bullgaria ka arritur në listë menjëherë pas SHBA-ve pasi që qeveria bullgare arriti të paguaj 1 miliard e 200 milionë dollarë për blerjën e shtatë aeroplanëve luftarak F-16, raporton televizioni publik bullgar BNT.

Siç thuhet, Bullgaria nuk ka pasur edhe aq shumë detyra për mbrojtje këto 16 vjetët e fundit, transmeton Ballkani.info.

Buxheti i Ministrisë bullgarë të Mbrojtjes për vitin 2019 arrin në tre miliardë e 515 milionë lev, respektivisht në një miliard e 800 milionë euro. Realisht, Bullgaria vetëm buxhetin për ushtri e ka sa i gjithë buxheti i Kosovës.

Në samitin e NATO-s në Uells në vitin 2014, sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se është e nevojshme që Bullgaria të rrit shpenzimet për mbrojtje.

Nga të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-s, buxhetin më të madh për mbrojtje e ka Amerika me 3.42 për qind të bruto prodhimit vendor, pastaj është Bullgaria me 2.6 të BPV-së, më pas vije Greqia, Britania e Madhe, Estonia, Rumania, Polonia dhe Letonia.

Gjermania i shpenzon 1.3 për qind në raport me Bruto prodhimin e vet vendor për mbrojtje, por kjo shumë arrin në 37.6 miliardë euro. /Ballkani.info/

loading…