Naomi

Një vajzë poston foto me kalin e saj dhe ngjashmëria midis tyre është “e frikshme”!

Kushdo që ka pasur apo ka një kal në pronësi, e ka provuar ndjesinë e veçantë dhe emocionet që të fal.

Gjërat bëhen edhe më interesante kur ndani gjithçka me kalin tuaj, madje edhe pamjen tuaj. Naomie publikon shpesh foto me kalin e saj të ngjashëm, Stormie dhe ngjashmëria midis tyre i ka befasuar ndjekësit.

Kuajt kanë qenë pasion për Naomin, që kur ishte e vogël. Pas disa vitesh, ajo vendosi se ishte koha të kishte një kal të sajin. Sapo pa Stormie-n, që në shqip do të thotë Stuhi, ajo thotë se ishte dashuri me shikim të parë dhe mendoi se ai ishte i duhuri.

Flokët e tyre kaçurrel duken aq njësoj, sa është e pabesueshme. Naomi dhe Stormie kuptohet shumë mirë me njëri tjetrin. Kjo është edhe arsyeja që ai pozon aq bukur para kamerës.