Lumi Vjosa

Një trup i dekompozuar është gjetur buzë lumit Vjosa

Në buzë të lumit te Vjosës në vendin e quajtur Guri i Linecit , një banor i fshatit Shkozë të njësisë administrative Sevaster bashkia Selenicë, ka vërejtur një trup njeriu pothuajse i dekompozuar.

Janë njoftuar policia e Vlorës dhe ajo e Tepelenës, pasi zona ku u gjet trupi është në kufi, midis fshatit Shkozë të Vlorës dhe Dorzë të Tepelenës, dhe janë duke u kryer veprimet nga policia e Tepelenës.

Nga këqyrja në vendngjarje e trupit dyshohet se mund të ketë një kohë te gjatë në atë zonë. Policia po kryen veprimet duke marrë në pyetje dhe familjarë të personave te zhdukur./topchannel