Një trajner austriak bëhet opsion i FSHF-së për ta angazhuar në postin e përzgjedhësit të Kombëtares Shqiptare.

Edy Reja dhe Besnik Hasi nuk janë kandidatët e vetëm për ta zënë vendin e Christian Panuccit në postin e përzgjedhësit të Kombëtares së Shqipërisë.

Në listën e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) është edhe një trajner austriak.

Bëhet fjalë për Peter Pakult, i cili ka lidhje me futbollin shqiptar. Kjo pasi Pakult ka qenë trajner i ish-kampionëve të Kukësit.

Sipas “Panorama Sport”, trajneri austriak ka qenë i pranishëm në ndeshjen Shqipëri – Turqi dhe sipas kësaj gazete Pakult e ka pasur edhe një takim me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Nuk dihet se për çka kanë folur saktësisht, por thuhet se austriaku vet i është ofruar Shqipërisë, kurse Duka e konsideron si një opsion që i përmbush kriteret për ta shqyrtuar seriozisht angazhimin e tij.