Ka ndërruar jetë Milazim Tahiraj nga fshati Tërdec i Komunës së Drenasit.

Siç mëson Ballkani.info i riu drenicas vuante nga sëmundja e kancerit.

I ndjeri ishte floktar për një kohë të gjatë në Drenas, me lokalin e tij personal në objektet e Stacionit të autobusëve.

Lajmi për vdekjen e Tahirajt vjen vetëm një ditë pasi Drenasi humbi një tjetër të ri, me profesion inxhinier, Asdren Hajdarin./Ballkani.info/