Një tjetër besim nga UEFA për Genc Nuzën, gjykon në ndeshjen Benfica U19 – Juventus U19

UEFA ja ka besuar një tjetër ndeshje të rëndësishme gjyqtarit kosovar, Genc Nuza në arenën ndërkombëtare.

Pasi javën e kaluar referoi në ndeshjen Plzen – Bayern Munich, këtë herë Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kryesore të ditës së martë në Champions League për U19, ku do të ndeshen Benfica e Juventus.

Ndeshja mund të vendos edhe fatin e skuadrës që kualifikohet tutje andaj edhe pritet të jetë tejet e luftuar.

Demokracia.com mëson se Genci në këtë takim do të gjykojë bashkë me Fatlum Berishën e Bujar Selimaj ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë portugezi Flavio Dinis de Lima.

Ndeshja Benfica U19 – Juventus U19, do të luhet të martën nga ora 16:00, derisa të kujtojmë se Benfica është kampion aktual i kësaj gare.