Pas vdekjes së 57-vjeçarit David Bennett, të cilit i ishte vendosur zemra e derrit para disa muajve, ka reaguar imami kosovar, Remzi Halimi.

Ai ka shkruar një koment skandaloz në lajmin për vdekjen e 57-vjeçarit.

“Një thi më pak”, ishte komenti i imamit kosovar, Remzi Halimi.

Komenti i tij mori reagime dhe kritika se si “një hoxhe nuk i ka hije të bëjë këso komentesh”.

Ndryshe, nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e Bennett, sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, ku ai mori transplantin.

Siç u raportua, ai filloi të përkeqësohej ditët e fundit dhe spitali njoftoi për vdekjen e tij.

Bennett ishte pacienti i parë që mori një organ kafshe të modifikuar gjenetikisht.