Një taksi shkel këmbësorin në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Sot rreth orës 09:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti (taksi) dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për Rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.