Një shaka e Sylës për LDK-në: Albin Kurtit ia dërgon votën për Vjosën Presidente dhe një hamburger me ve, si pakot e diasporës me vota

Gazetari, Valon Syla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë shaka me Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila të dielën pritet të zgjedh kryetarin e ri të partisë dhe ua ka caktuar pozitat shumicës së zyrtareve të kësaj partie,.

Syla ua ka caktuar pothuajse të gjithë zyrtarëve të LDK-së pozitat e ardhshme në parti, ndërsa ka thënë se makina e Isa Mustafës duhet të blihej për të shkuar në negociata me parti në Kuvend.

Gjatë ditës së djeshme kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe e propozuara për presidente nga lista e VV-së, Vjosa Osmani, kanë ftuar për takim kryetarin e LDK-së, i cili do të zgjidhet me 14 mars, e takimi mund të ndodhë më 15 mars në ora 12:30.

Syla ka thënë se presidencës dhe Albin Kurtit ia dërgon një letër bashkë me një hamburger me dy ve.

Po ashtu, ai ua ka caktuar pozita edhe Nexhat Dacit e Fatmir Sejdiut, si kryetar nderi dhe senator për marrëdhënie me Shqipëri, Maqedoni dhe Preshevë.

Ndërsa Agim Veliun e Besian Mustafën emisar special për negociata me Vetëvendosjen.

Postimi i plotë i tij:

“Lexoni pak humor pernime me LDK. Po të ishte mbarë LDK, e kish ble për inati Q7’shin e Isa Mustafës për me lon te partia, për shku në negociata me parti në Kuvend. Presidencës dhe Albin Kurtit ja dërgon një letër bashkë me 1 Hamburger me 2 Vo, me DHL, diçka si pakot e diasporës me vota, me ja çu votën për Vjosa Osmanin për Presidente. Me mesazhin, po pajtohna për çështjet, por spo më pëlqen forma, sikur kur Albin Kurti fliste për privatizimet.Nexhat Dacin dhe Fatmir Sejdiun Kryetar nderi dhe senatorë për marrëdhënie me Shqipëri, Maqedoni dhe Preshevë.Agim Veliu dhe Besian Mustafa emisar special për negociata me Vetëvendosje.Anton Çuni për negociata me PDK, Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Enver Hoxhajn.Gazmend Muhaxhiri trajtimi i AAK’së.Ukë Rugova dhe Astrit Haraçia negociatorë special për bashkimin me Listën Vjosa Osmani, Gërevalla, Peci me LDK.Jusuf Buxhovin Emisar për Amerikë, Skender Hyseni për Gjermani…Lumir Abdixhiku e Lutfi Haziri Bashkë-Kryetar, kandidat për Kryeministër dhe Kryetar në Parti, ndahen pozicionet/detyrat, sipas marrëveshjes.Kujtim Shala shef për LDK në Dukagjin.Arben Gashi dhe Arban Abrashi shefa të komunikimit me publik dhe Grupit Parlamentar. Vlora Dumoshi koordinim me Izrael.Avdullah Hoti buxheti dhe financat e partisë…Isa Mustafa, kryetar nderi dhe koordinatirë me Nismën.Kështu LDK do të dukej mjaftê proaktive, kujtoj.”