Një qytetare në Ferizaj dorëzon në Polici kuletën e humbur, identifikohet pronarja

Një qytetare nga Ferizaj ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një kuletë të humbur, e cila i takonte një gruaje 28-vjeçare.

Rasti ka ndodhur të premten në orën 22:00, ndërsa në kuletë thuhet se ishin 213 euro, letërnjoftimi i saj dhe një dokument tjetër.

“Me këtë rast, drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren F.R, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e Policisë”, thuhet në njoftimin policor.