Foto

Një qytetar kafshohet nga qentë endacakë afër Shtëpisë së Moshuarve në Prishtinë

Një qytetar është kafshuar gjatë ditës së djeshme në këmbën e majtë nga qentë endacakë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur afër Shtëpisë së të Moshuarve, ka njoftuar qytetari i cili ka qenë viktimë e këtij rasti.

“Dje, gjatë ditës, me datë 19.01.2024, jam kafshuar nga qentë endacakë, në këmbën e majtë, afër Shtëpisë së Moshuarve në Prishtinë”, ka shkruar ai në faqen e emisionit “Ju flet Prishtina”.

Ai tutje ka treguar se është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare 3, gjithashtu është duke vazhduar me pastrimin e plagës.

“Deri kur kështu, të cenohemi nga lëvizja prej rrezikut që na vjen nga qentë endacakë?”, është shprehur tutje qytetari.