Një qytetar “barrikadohet” para xhamisë: Jam përgatit me vdekë, xhamia ka me u ndërtu

Pas pak minutash, do të protestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Derisa pak qytetarë i janë përgjigjur deri më tani thirrjes për të protestuar, aty ka dalë edhe një person që është kundër kësaj proteste.

Ai është përplasur me policinë, derisa ka thënë se është i gatshëm të vdesë që kjo xhami të ndërtohet.

“Sot jam ardhë qetu, përndryshe jam i përgatit me Vdekë. Nuk jam ardhë me shit fall, po boll oshtË boll, jam përshëndet me gru edhe me fëminë jam ardhë për qet punë. Unë rri qetu u kry ky muhabet”, shtoi ai.

Ndryshe, protesta e paralajmëruar për në orën 11:00, ende nuk ka filluar.