“Një psikopat si ti, veç në VV ka vend”, komentuesit e gozhdojnë Ferajn në shkrimin për Haradinajn

“Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij”, kjo deklaratë e radikalit njëherit këshilltarit të kryeministrit, Albin Kurti ka nxitur reagime të shumta. Shkrimi i tij në Facebook, është vërshuar nga komentet kritikuese ndaj Ferajt.

Një qytetar nën shkrimin e tij ka shkruar se “Një psikopat si ti veç në Vetëvendosje ka vend”.


Një tjetër komenton “mbetje e komunizmit”. “Oj mbeturin plehrash o fashist o çetnik”, shkruan tjetri.

Edhe reperi Gold AG, ka komentuar në statusin e Ferajt.

Ai ka kritikuar radikalin për gjuhën e përdorur përmes këtij komenti, Gold Ag tha se është historia që flet për Haradinajt, ndërsa i tha atij se ai do jetë i harruar shpejt kur të vdes, shkruan Insajderi.

“Historia do t’flet gjithmonë për vëllezërit Haradinaj, për ata që ranë e ata që jan gjallë. E ti ditën e tretë t’pames ki mu harru o i harrur”, ka shkruar ai.