Lajmi i fundit

Një polic në gjendje të rëndë pas vrasjes së të dyshuarit për grabitjen e bankës në Istog

Pasditen e së enjtes në qendër të Istogut ndodhi një përleshje me armë zjarri në mes të një personi që dyshohet se i armatosur po hynte për të grabitur në një bankë dhe Policisë së Kosovës.

Aty ndërroi jetë i dyshuari, ndërkaq, i plagosur rëndë mbeti një polic i Kosovës me inicialet I.D. që është përcjellë menjëherë për në spitalin e Pejës.