Një person ka tentuar të kryejë vetëvrasje në qendër të Prishtinës.

Një 23 vjeçar gjatë ditës së mërkurë ka qëndruar një kohë mbi çatinë e Bibliotekës Kombëtare, nga ku edhe tentoi të hidhej.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar që i riu të kryente një akt të tillë