Një person raporton në polici se i është vjedhur ethereumi

Një person ka raportuar në polici se i është hakuar llogaria e tij dhe nga kjo llogari i janë transferuar 2.53 etherum në vlerë prej 3858.84 dollarë amerikanë në një llogari tjetër.

Policia njofton se lidhur me rastin është informuar edhe prokurorit, derisa rasti është nën hetime.

Raporti i plotë:

HYRJA NË SISTEMET KOMPJUTERIKE

Fushë Kosovë 21.07.2022-12:03. Ankuesi mashkull kosovar me datë 14.08.2022 ka raportuar se i është hakuar llogaria e tij dhe si pasojë i janë transferuar nga llogaria e tij 2.53 etherum  në vlerë prej 3858.84 $ (dollar amerikan) në një llogari tjetër. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, rasti nën hetime.