Një person plagoset rëndë gjatë protestës në Burrel (VIDEO)

Një person është lënduar rëndë gjatë përplasjes që ndodhi në KZAZ-në e Burrelit midis protestueve dhe efektivëve të policisë. Në këtë video të siguruar nga ‘Top Channel’ shihet se si protestuesit i vijnë në ndihmë burrit që ishte shtrirë në tokë me lëndime në kokë.

Pamjet tregojnë për një gjendje jo të mirë të personit, i cili është larguar nga vendngjarja nga protestuesit e tjerë.

Në Burrel kanë mbetur disa persona të lënduar nga përplasja, si nga protestuesit ashtu edhe nga policia.