Një person plagoset me armë zjarri në Fushë Kosovë

Rreth orës 17:00 të ditës së sotme një preson është plagosur në Fushë Kosovë. Sipas Policisë së Kosovë incidenti ka ndodhur pasi një person aksidentalisht ka shkrepur më armë.

“Policia ka marrë informatën se rreth orës 17:00, në një objekt ne rrugën “Nena Terezë” në Fushë Kosovë, një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë.

Ajo ka treguar se njësitet policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Viktima mashkull Xh. B është dërguar ne QKUK për te marre trajtimin e nevojshëm mjekësor. Mbështetur ne informacionet e para dyshohet për shkrepje aksidentale te armës së zjarrit”, thekson Ahmeti.