Brezovicë

Një person pëson arrest kardiak në Brezovicë, intervenon ekipi i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit

Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar në orët e vona të së premtes se i është dashur të intervenojë në qendrën e skijimit në Brezovicë pasi një qytetar kishte pësuar arrest kardiak.

Sipas njoftimit, autoambulanca ka pasur vështirësi të arrijë në vendin e ngjarjes për shkak të reshjeve të borës.

‘’Pas një arresti kardiak të një qytetari është bërë e mundur transporti deri në autoambulancen e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes. Pas reshjeve të pa ndërprera të bores në qendren e skijimit në Brezovicë është shkaktuar një ortek afer qendres së skijimt i cili ka bllokuar automjetet’’ – thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Në njoftim po ashtu është publikuar një video, ku shihet intensiteti i reshjeve të borës dhe autoambulanca.

VIDEO BONUS: Viset malore mbulohen nga bora e dendur, kamionët për pastrim aktivizohen