Para fals

Një person në Prishtinë pranoi rreth 2 mijë euro të falsifikuara, konfiskohen paratë metalike

Policia e Kosovës ka bërë një person në Prishtinë ka raportuar se kanë pranuar para metalike të dyshuara të falsifikuara në vlerë 2 mijë euro.

Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë.

“Prishtinë 13.05.2024, NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë pranuar para metalike të dyshuara për falsifikim në vlerë rreth 2000 euro”, thuhet në raport.

Paratë e dyshuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme.