Një person mbetet në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë të Prishtinës

Një person ka mbetur në një shtyllë elektrike, teksa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bërnicë të komunës së Prishtinës.

Rastin në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 19:30 policia është njoftuar se në fshatin Bërnicë-Prishtinë, një person ka mbetur në një shtyllë elektrike. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit së bashku me ekipet e tjera që janë në vend-ngjarje”, tha Krasniqi.

Informacionet e tjera do të bëhen të ditura ndërkohë.