Një person kryen grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një person ka kryer grabitje në një institucion mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur për Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. Aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, tha Ahmeti.