Lajmi i fundit

Një person kërcënon me thikë fëmijët në Dardani të Prishtinës (VIDEO)

Një person ka kërcënuar me thikë disa fëmijë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Në videon të cilën e ka siguruar portali Koha.net nga një dëshmitar i këtij rasti, shihet i dyshuari me thikë kuzhine në dorë derisa fyen dhe kërcënon fëmijët në një park në lagjen “Dardania”.

Dy zyrtarë policorë kanë arritur t’ia marrin thikën ndërsa e kanë shoqëruar të dyshuarin.