Një person i dyshuar me variantin Delta në Shqipëri

Një person në Shqipëri dyshohet se është i infektuar me variantin “Delta” të koronavirusit, i njohur edhe si varianti “indian”.

Siç raporton A2 News, ky person ka ardhur ditët e fundit në Shqipëri nga Britania dhe ka shfaqur simptoma të ngjashme me ato të variantit Delta.

Deri tani ende nuk ka konfirmime nga autoritetet shqiptare, por para dy ditësh sinjalet për prezencën e variantit Delta u dhanë dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila pranoi se një sërë testesh të dyshuara janë dërguar në Gjermani për konfirmim, raporton A2 News.