Një person është në gjendje të rëndë pasi ka rënë nga kati i katërt derisa ishte duke punuar.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 11:00 në Prishtinë.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.







