Një pacient tenton të bëjë vetëvrasje në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

Një pacient i hospitalizuar në Klinkën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka tentuar të bëj vetëvrasje gjatë ditës së djeshme.

Gazeta ka mësuar nga burime nga klinika se pacienti i hospitalizuar për shkak të problemeve me zemër, ka tentuar të bëj vetëvrasje me një rrip të cilin më pas ia kanë këputur infermieret me skalper.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Qendra Klinike Universitare.

“Ka ndodhur një rast në Kardiologji, një pacient ka tentuar të bëj vetëvrasje por stafi i klinikës ka arritur ta parandalojë”, thuhet në deklaratë.

Gazeta ka bërë përpjekje disa herë të kontaktojë edhe drejtorin e Klinikës Dr. Imri Jashari, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.